Në Ditën Globale të Zgjedhjeve, presidenti Ilir Meta u bën thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.
Kreu i Shtetit nënvizon se vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.
“Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë!” apelon Meta.
Presidenti i garanton të të gjithë shqiptarët se është i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre.
Shqipëria do të mbajë me 25 prill zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Ora tv