1 mijë e 52 raste me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Krahas infektimeve rritje pësoi edhe numri i viktimave. Autoritetet shëndetësore njoftuan të enjten për 14 pacientë që ndërruan jetë si pasojë e Covid-19.
Për të dytën ditë radhazi koronavirusi shënoi numër rekord infektimesh. Autoritetet Shëndetësore testuan 3 mijë e 974 persona në 49 Bashki të vendit, 1 mijë e 52 prej të cilëve rezultuan pozitiv.
Numri më i lartë i të prekurve u evidentua në Tiranë me 486 raste, ndjekur nga Vlora me 73 raste.
Shqetësuese të enjten ishin edhe të dhënat sa i përket vdekjeve. 14 pacientë, të moshave 56 -87 vjeç humbën përballjen me virusin vdekje prurës duke e çuar në 1 mijë e 418 numrin e jetëve të humbura.
Edhe spitalet po përballen me fluks pacientësh që kanë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor.
Në katër spitalet Covid në kryeqytet ndodhen të shtruar 408 pacientë, 18 prej tyre në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Respektimi i masave anti-Covid, si mbajtja e maskës, distancës dhe kujdesi ndaj higjenës mbeten këshillat kryesore të ekspertëve të shëndetit.
Viktimat- 7 qytetare nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
486 raste në Tiranë, 73 në Vlorë, 48 në Durrës, 43 në Fier, 35 në Sarandë, nga 26 raste në Shkodër, Lushnje, 22 në Berat, 21 në Kukës, 20 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Lezhë, 17 në Kamëz, nga 15 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 11 raste në Korçë, Gramsh, Kuçovë, nga 10 raste në Gjirokastër, Delvinë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 7 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, nga 6 raste në Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Peqin, Memaliaj, nga 4 raste në Kavajë, Përmet, Vau i Dejës, nga 3 raste në Pukë, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Vorë, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, nga 2 raste në Has, Malësi e Madhe, Skrapar, nga 1 rast në Devoll, Tropojë, Librazhd, Patos, Dropull.
COVID-19 – Statistika (4 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1052
Të shëruar në 24 orë 585
Të shtruar në spitale 408
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 3974
Testime totale 373,132
Raste pozitive 81,993
Raste të shëruara 49,543
Raste Aktive 31,032
Humbje jete 1418
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17657
Fier 2632
Durrës 1718
Shkodër 1531
Vlorë 1528
Elbasan 1393
Lezhë 1073
Korçë 997
Berat 947
Gjirokastër 653
Kukës 487
Dibër 416