Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani (Jakiç), e cili njihet si tifoze e zjarrtë e Juventusit, është ndarë nga i dashuri italian, vetëm 6-muaj pasi e prezantoi publikisht.
Mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani ka shpërndarë në Instagram disa foto para ndeshjes gjysmëfinale Inter-Juventus për të shprehur mbështetjen e saj për bardhezinjtë.
Beniada ka një karrierë të suksesshme në Itali, ndërkohë që fotot e fundit kanë tërhequr edhe mediave në Itali.
“Sportmediaset” i ka dedikuar një fotolajm bukuroshes shqiptare duk e e cilësuar si modelja me linjat perfekte 90-60-90.
Dihet që Beniada ka tërhequr shpesh vëmendjen e fotografëve BIG dhe regjisorëve në kinemanë italiane këto kohët e fundit.
Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa e bukur e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinema.
Po kush është Beniada Nishani (Jakic)?
Ajo është konsideruar si një yll i ri në showbizz-in italian, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl.
E lindur në Durrës në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali, 29-vjeçarja spikat si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të “Mediasset”.
Pjesëmarrja e Beniadës si fotomodele e kalendarit të Ricciardi-t erdhi pas eksperiencave të saj në “Catalogo di Moda” për Marino Fabiani, pjesë e koleksionit 2017, si dhe një tjetër projekti si fotomodele në Milano.