Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, është shumë aktive në rrjete sociale.
Përpos kësaj, kohëve të fundit aktivitet të madh ka treguar edhe sa i përket prurjeve të reja muzikore.
Ndërkohë, në një postim në Instagram, ajo ka sjellë poza atraktive derisa pozonte nga vetura superluksoze.
Morena është parë e veshur në të kaltër, ndërsa mori poza tërheqëse duke pasur qenushin e saj në krah.
“Unë dhe miku im i ngushtë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.
Kësaj radhe ajo u shfaq më ndryshe, pasi flokëve brune u kishte shtuar edhe balluke, kurse për makijazh shkoi me ngjyra më të errëta.
Theksojmë se gjatë ditës së sotme (e diel) ajo e lansojë këngën e re, në bashkëpunim me Feron./express