Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar në “Opinion” bisedën me Lulzim Bashën, gjysmë ore para se ky i fundit të merrte vendimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Berisha deklaroi se ai duhet të jepte 10 herë para dorëheqjen vetë, sesa të shkelte mbi sovranitetin e partisë, të cilën sipas tij e ka kthyer nga sot në një satelit të kryeministrit Edi Rama.
“PD mund të jetë një aleate e vërtetë e SHBA dhe e çdo vendi tjetër të lirë, por në asnjë mënyrë si parti e cila për rrethana që di Lulzim Basha pranon të shkatërrojë sovranitetin e saj. Basha më ka marrë në telefon gjysmë ore para se të bënte komunikimin në media. Dhe unë i kam thënë këto fjalë që pot ë them. Pavarësisht nga presionet ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë. Të jepte 10 herë dorëheqjen vetë.
Kemi të bëjmë me sovranitetin. Në qoftë se një force politike ia caktojnë të tjerë deputetët, ajo forcë politike nuk meriton të ekzistojnë. Ajo i duhet tjetërkujt, por vendit jo. Është më pak e keqja ajo që thua ti. E keqja e madhe është pse kryetari i partisë i lejoi vetes pavarësisht një diskutimi të madh për sanksione ndaj tij dhe partisë. Ka një gjë. Basham und të futej në sanksione.
Partia mund të futej në sanksione por 1 mijë herë më mirë të mbeteshin në sanksione. SHBA janë vendi i mrekullisë së lirisë sepse gabimet i korrigjojnë. Kur dorëzon sovranitetin e ke asgjësuar forcën politike. Këto gjëra i kam thënë Lulzim Bashës. Ka një problem. Forcat politike janë të vyera kur janë sovrane. Kur rri në opozitë si sovrane. PD nga sot është një satelit i Edi Ramës. Për shkak të presionit që bën lobimi korruptiv Rama-Soros, merr një vendim jashtë të gjitha parimeve të një force të lirë politike. Detyra ime ishte të thoja argumentet. Ai mori një vendim personal”, tha Berisha. m.v/abcnews.al