Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë 4 mandatet e lëna bosh pas dorëheqjeve në parlament, ku mes prurjeve të reja spikat emri i Mimi Kodhelit.
Mandatin e Najada Comos do ta marrë Mimi Kodheli, mandatin e Lefter Kokës në Durrës do ta marrë Denis Deliu.
Mandatin e Mark Markut si deputet i PD i cili dha dorëheqjen do ta marrë Elda Hoti, ndërkohë që mandatin e Gramoz Ruçit në Fier do ta marrë Mirela Pitushi.
4 deputetët që sapo kanë marrë mandatin, së bashku me 136 të tjerët do të betohen pasditen e sotme në Kuvend.