Thuhet rëndom se çdo njeri ka së paku 7 sozi nëpër botë dhe deri më sot gjetja e tyre duket e pamundur. Mirëpo, kur vjen puna te personazhet publike kjo çështje lehtësohet disi.

E tillë është edhe ngjashmëria e djalit me emër Herolind Isufi nga Gjilani por që jeton në Paris, i cili ka marrë vëmendje të madhe pasi duket shumë si reperi shqiptar, Mozzik.

Herolindi tanimë është një ndër perosonazhet më të ndjekur në “TikTok” dhe së fundmi në një intervistë për “T7” ai është shprehur se e vlerëson shumë reperin si njeri dhe do të donte që ta takonte.

“E vlerësoj muzikën dhe personalitetin e tij. Do të dëshiroja që ta takoja shumë. Fama që kam marrë në rrjete sociale më ka bërë të ndihem shumë mirë. E vlerësoj faktin që njerëzit më thonë se je si Mozzik, ngjajmë shumë është e vërtetë. Çdo ditë marr mesazhe në lidhje me ngjashmërinë time me Mozzik-un“, thotë ai për T7.

Po ashtu, atij iu drejtua dhe pyetja që i bëjnë shpesh përsa i përket muzikës dhe a i do i futet kësaj bote.

Në lidhje me këtë ai u shpreh se asnjëherë nuk mendon që t’i futet muzikës dhe ëndrra e tij është që të

kontribuojë për Kosovën.