Pas homazheve që u mbajtën në Pallatin e Kongreseve, trupi i pajetë i nënkomisarit Saimir Hoxha po dërgohet drejt Varrezave të Dëshmorëve, ku do të mbahet dhe një fjalim nga ministri Bledi Çuçi dhe drejtori i policisë Ardi Veliu.

Hoxha la pas prindërit, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij 1 dhe 3 vjeç, teksa ka rënë në krye të detyrës, nga një plumb në gjoks i qëlluar nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Në nderim të tij u mbajtën homazhe nga krerët më të lartë të shtetit, si dhe miq e familjarë të shumtë për ndarjen e parakohshme nga jeta të 44-vjeçarit.

Vijon…