Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme tha se parlamenti dhe seancat do i kthehen normalitetit me prani fizike të deputetëve apo ministrave dhe se media do të jetë e pranishme dhe do të ketë një minutazh të caktuar për praninë e kamerave.
Nikolla bëri thirrje që të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen sepse është rruga e vetme për të dalë nga pandemia.
Pyetjes se gazetarëve se a e ka ndjerë ajo si konsumatore bashkë me të afërmit e saj rritjen e cmimeve, Nikolla u përgjigj duke thënë se shkalla e ndikimit krahasuar me një familje të thjeshtë është e ndryshme por që do bëjë të pamundurën për tu përgjigjur ndaj kësaj krize e cila do menaxhohet dhe nga qeveria.
“Sesioni i ri parlamentar është normalizuar, komisionet parlamentare me prani fizike, do rriett dhe aksesi i medias dhe transparenca pa praninë e ndonjë filteri apo regjie qendrore. Prania e gazetarevë ne mbledhje dhe në seanca plenare dhe metodologjinë e pranisë së kamerave për një minutazh të caktuar.
Parlamenti do i bëjë detyrat e saj në mënyrën më të mirë.Bëj thirrje dhe për vaksinimin, mbroni veten dhe të tjerët, sepse është rruga e vetme për të dalë nga pandemia, unë do jap maksimumin në detyrën time të re.
Gazetari: Si të zgjidhim problemin kur jemi në seanca plenare audio dhe figura nuk janë në sinkron?
Ministrja Nikolla: Këto cështje duhet ti adresoj te personat konkretë, janë disa probleme teknike dhe nuk po jap përgjigjie shteruese sepse duhet t’i shoh me ekspertët. Gazetarët mundet edhe përmes telefonit të tyre të kapin detaje.m Komisionet më parë zhvilloheshin paralel, cështja e mosakordimit për audion dhe figurën vjen se jeni lidhur nga Facebook dhe jo nga sistemi.
Dua ta përsëris që në këtë detyre nuk jasm për të bërë favore me ndërhyrjet parlamentare por jam për të mundësuar dialogun dhe ndërveprimin në përputhje me Kushtetutën.
Me kontaktet që kam pas me partnerët e huaj kryefjala është reforma në drejtesi dhe afati i shtyrjes është vendosur por jemi të gjithë të gatshëm për dialog me opozitën.
Edhe zoti Alibeaj ka thënë që opozita do ketë konsensus për këtë cështje.
Pyetja e gazetares: A e ndjeni ju si konsumatore rritjen e cmimit te energjise dhe bukës?
Sigurisht që shkalla e ndikimit ndryshon, nuk është njëlloj sit e unë apo te një familje e varfër. Unë jam besimplotë qe qeveria që ka detyre per të menaxhuar këtë situatë globale do të jetë në lartësinë e detyrës, unë do bëj të pamundurën që ti përgjigjem sa më mirë kësaj situate.