“Tashmë, kur ju të arrini fundin e rezultateve të shfaqura në një faqje, rezultatet e reja do të shfaqen automatikisht me informacionin e ri.”
Google thotë se kjo gjë është një eksperiencë më intuitive që mbështetet në kërkimet tuaja. Kompania thekson gjithashtu se shumica e njerëzve që kërkojnë informacion të shtuar hapin deri në 4 faqje për kërkimin e tyre.
“Për shembull, për pyetje me një diskutim të gjatë, si përshembull “çfarë mund të bëj me kungujt?” ju dëshironi të shini sa më shumë rezultate të jetë e mundshme të cilat do t’ju inspirojnë para se të vendosni për atë që do të bëni. Rrëshqitja mes rezultateve të shumëta ofron opsione të reja që ju nuk i keni konsideruar.” u shpreh Google.
Continuous scrolling në google.com do të fillojë të shfaqet gradualisht për shumicën e kërkimeve në SHBA, ndërkohë që dizajni nuk ka një update-im të ri.