Konflikt me sende të forta mes dy komshinjve në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e centrales. Dy komshinjtë janë zënë për arsye krejt banale.
Fillimisht dy qentë e tyre janë përleshur me njëri tjetrin.
Kanë shkuar ti ndajnë pronarët, të cilët pasi i kanë ndarë qentë, kanë filluar dhe ata të zihen dhe konfliktohen.
Njëri prej tyre, 54-vjeçari me inicialet D. A., ka përfunduar në spital dhe 35-vjeçari me inicialet I. H., ka përfunduar në polici.
Policia e Vlorës/ Informacion paraprak
Më datë 17.10.2021, rreth orës 14:55, në lagjen ‘10 Korriku’, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin shtetasit I. H., 35 vjeç dhe D. A., 54 vjeç të dy banues në Vlorë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. A, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi I. H, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.