Cristiano Ronaldo mund të jetë shumë i angazhuar duke luajtur futboll, por ai si duket ka kohë edhe të shikojë spektaklin “The X Factor”.
Rezulton se sulmuesi i Manchester United është një tifoz i një prej artistëve më të madh të shfaqjes-James Arthur.
Shoku i mirë i këngëtarit, Olly Murs ka zbuluar se Cristiano i ka dërguar mesazhe Jamesit në Instagram për të parë nëse ai do të mund performonte në festën e ditëlindjes së tij, shkruan The Sun.
“Ai më tha se Ronaldo po i dërgonte mesazhe sepse dëshiron që ai të këndoi në festën e ditëlindjes së tij”, shpjegoi Olly pasi u shoqërua me James në Soccer Aid muajin e kaluar.
Olly më pas shpjegojë se ai ishte një tifoz i madh i Cristianos dhe i ishte lutur shokut të tij, ish -futbollistit dhe drejtorit teknik të Man Utd, Darren Fletcher , për ta takuar atë, raportojne mediat e huaja.
“Unë i kam dërguar mesazhe Darrenit dhe kam thënë se duhet të takoj Cristianon. Unë nuk e di se si dhe nuk e di kur, por vetëm për të takuar njeriun e madh dhe për të folur me të”, është shprehur Olly.