Megjithatë ka ende pak skepticizëm rreth strategjisë së Apple dhe mendohet se kompania e bëri këtë veprim për të ulur kostot e saja, në vend që të shpëtonte ambientin, pasi tranzicioni në 5G do ta bënte iPhone-in e ri më të shtrenjtë për t’u prodhuar. Duke mos përfshirë më karikuesin dhe kufjet në kuti, Apple ul kostot e saj dhe “detyron” përdoruesit t’i blejnë këto produkte veçanërisht.
Argumenti i studentëve në gjykatë bazohet pikërisht në këto premisa. Një raport nga Shanghai Law Journal e detajon këtë rast duke treguar se njëra nga studentet, e quajtur Xiaofang, ishte tepër e frustruar kur kuptoi se iPhone 12 Pro Max i saj nuk kishte karikues në kuti.
Ajo tregon se kablli i përfshirë në paketimin e Apple, ishte USB-C to Lightning, ndërkohë që karikueset e mëparshme përdornin portën USB-A. Pra, përmes këtij vendimi, Apple detyroi përdoruesit që t’i drejtoheshin dyqanit për të blerë një karikues të ri, përfshirë këtu dhe ato MagSafe.