Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka treguar se si krijohet kolesteroli në gjak, a ka të bëjë pesha dhe si ta largojmë atë nga trupi jonë.
“Kolesteroli ose yndyra në gjak është veshja e damarëve të gjakut me yndyrë, depozitimi i yndyrës në këto vende. Kur themi kolesterol, natyrisht që nuk kemi parasysh një bark të rritur apo një njëri obez, kjo është një premis i lidhur me të, por jo vetëm kaq, ka edhe njerëz që paraqiten shumë të dobët, ose e thënë ndryshe nënpeshë, edhe përsëri tek ata shfaqet kolesteroli.
Por pse ndodh kjo? Ne e teprojmë me ushqime të yndyrshme, shumë sheqerore, tepër proteinike, pra të njëanshme. Edhe këto ndihmojnë që ky lloj çrregullimi është më i lartë.
Puna e parë që duhet të bëjmë është të konsultohemi me mjekun dhe e dyta me atë alternativë. Ne do të ndalemi te ky i fundit, i cili ka të bëjë me çajërat. Më e thjeshta fare dhe hapi i parë është që të përmirësojmë dietën tonë ushqimore.
Pra të kalojmë nga një ushqim i çrregullt, i pavlerësuar në vlerësimin e asaj që ne i përcjellim trupit. Hapi i dytë është të bëjmë kujdes në disa element që na ndihmojnë në uljen e këtij kolesteroli. Disa nga këto janë çajërat e ndryshëm, apo edhe përdorimi i uthullës së mollës së egër”, tha ai në një emision televiziv.