Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në fjalën e tij në kuvend ka deklaruar se qeveria po vepron me platformën për bashkëqeverisjen si në kohën e Partisë së Punës.
Deputeti ndër të tjera ka bërë thirrje që të mos e votojnë një gjë të tillë pasi shumë shpejt do e kuptojnë se është një budallik, pasi qeveria që është e mirë ose e keqe i ka të gjithë hallkat që i duhen për të qeverisur. Sipas tij, shteti ynë është bërë ‘copa-copa’.
“Ky shtet që është copa-copa s’ka nevojë që ti shtohet një tjetër copë e pavlefshme. Në këtë sallë ka njerëz që janë aktivistë partie dhe e bëjnë me dëshirë por ka dhe të tjerë që janë nënpunës dhe e dinë se çfarë ndodh dhe nuk besoj se kanë nevojë për një person që ti mësojë ç’duhet të bëjë. Kjo është një sajesë e paprecedentë që se bën një gjë të tillë, këtë e ka pasur shteti i punës, i mbushur me injorancë dhe kjo është tradita e këtyre.
Kjo është nënpunësi i partisë që shkon të rruajë dhe të dhunojë nënpunësin e shtetit, dikur i thonin instruktor partie, pasi në emër të partisë shkonte i kërkonte punë punonjësit që po bënte punën e vet, nënpunësi i shtetit përgjigjet para ligjit, ka shefin drejtorin, ministrin ka ligjin. Kemi një kushtetutë që ka njëmijë gjëra, makina jonë kushtetuese mund të jetë e vjetër por është në rregull nuk i mungon asgjë, i ka rrota e të gjitha, jo të sajojmë një makinë tjetër që të kontrollë këtë. Këtu po bëhet një teatër i kotë sikur po krijohet diçka e re, në qoftëse në një institucion tjetër po marr më të keqin e shtetit shqiptar që kemi një njësi matëse. Kemi kadastrat, po marr doganat ku është përmirësuar thuhet, me çfarë njësie matëse matet suksesi i këtyre punonjësve.
Ky është revolucion kultural i mandatit të tretë, s’kemi çfarë ofrojmë më, tre agjensi janë propozuar nga qeveria, agjensia për informacionin, për korrupsionin për bashkëqeverisjen, këto janë qeverisje paralele e kryeministrit.
Ky lloj institucioni do të prodhojë korrupsion, pasi këto zotërinj janë imun nga korrupsioni. Do jetë shumë më e keqe për shtetin dhe administratën, unë e shikoj se e keni nda mendjen t votoni, por shumë shpejt do e kuptoni se kjo është një gafë dhe budallik, kjo qeveria këtu e mirë ose e keqe i ka të gjithë instrumentat për të bërë punën”, ka thënë Shehi