Reshjet e dëborës I’a lanë vendin ngicave që kanë përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit gjatë 48 orëve të fundit. Temperaturat nën 0 gradë kanë shkaktuar problem të shumta në të gjitha bashkitë ku më problematike situate paraqitet në bashkinë Elbasan.
Aktualisht vijojnë të bllokuara zona e Shmilit,Godoleshit dhe e Funarit. Banorët e njësive administrative thonë se për shkak të ngricave kanë problem me furnizimin me ujë të pijshëm.
Kryetari I njësisë administrative Polis thotë se aktualisht nuk ka problem me lëvizjen pasi rrugët rurale u pastruan dhe lëvizja bëhet pa zinxhirë.
Sipas Bujar Sharrit banorët e zonës ishin përgatitur që më parë për situatën pasi zona është malore dhe reshjet e dëborës janë të vazhdueshme.
Edhe në qytet nuk munguan incidentet ,ku të paktën 8 persona janë paraqitur në spitalin e Elbasanit me fraktura të ndryshme.
Pavarësisht problematikave që solli ,reshjet e dëborës u “shijuan” nga qytetarët elbasanas.Edhe pse nuk janë të bllokuara në akset Elbasan-Gjinar-Zavalinë ,Elbasan-Funar dhe Librazhd-Stëblevë rekomandohet lëvizja me zinxhirë./Egnatia News