Sërish atentat në mes të kryeqytetit. Mbrëmjen e sotme një breshëri është lëshuar drejt një “Audi” të bardhë, ku kanë mbetur të vdekur 2 persona.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Astirit
Akoma nuk dihen identiteti i personave që i është bërë atentat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.” – bën me dije policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.