Bledar Jambelli alias (Rikardo Muho) i dyshuari si porositës i vrasjes së komisar Artan Cukut rezulton të jetë i pajisur me pasaportë greke të falsifikuar nga grupi që u ndryshonte identitetet kriminelëve shqiptar, me qëllim që ti shmangeshin drejtësisë.
Mediat helene raportojnë se Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania nja kartë identiteti me pasaportë greke me emrin Xristos Xamkidis.
Rikardo Muho, që për policinë greke, e kishte shtrirë veprimtarinë kriminale në Spanjë dhe Greqi. Bledar Jambelli u shoqërua në prill 2020 me urdhër të Prokurorisë së Pireut që po hetonte për një çështje kontrabande cigaresh. Shkaku që ai u thirr ishte fakti që me identitetin e rremë të Humos, pjesëtarë të grupit kishin hapur nipt për një kompani të përshirë në kontrabandë cigaresh.
Në prill 2020 është marrë në pyetje nga policia helene ku ka dhënë informacion të vlefshëm lidhur me grupin kriminal të falsifikatorëve.
Sipas tij, ai kishte paguar 35 mijë euro për të ndërruar identitet dhe këtë e kishte bërë me qëllim që të mos ekstradohej në Shqipëri, por të qëndronte pranë familjarëve të tij në Greqi.
BLEDAR JAMBELLI
Personi që porositi vrasjen e Artan Cukut mbrëmjen e 8 prillit 2017 dyshohet të jetë 40-vjeçari nga Fieri, Bledar Jambelli, i njohur ndryshe edhe me emrin Rikardo Muho.
Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar me një vendim të datës 18 prill 2018, që është rifreskuar së fundmi nga Policia e Shtetit, ndonëse kërkimet për të kishin nisur prej qershorit të vitit të kaluar.
Me një vendim të dhënë në mungesë, të mbajtur sekret për mediat dhe në fshehtësi të plotë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë për Bledar Jambellin. Masa e sigurisë është caktuar më datë 12 qershor të vitit 2017 dhe menjëherë vendimi i është përcjellë Policisë së Shtetit për ekzekutim.