Ditën e sotme në Komisionin i Politikës së Jashtme është miratuar vendimi për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet e Anglisë dhe të Irlandës së Veriut drejt burgjeve shqiptare. Lidhur me këtë çështje foli edhe zëvendës ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni e cila sqaroi se transferimi do të bëhej vetëm me pëlqimin e të burgosurit dhe këtyre të fundit nuk duhet t’u kishte mbetur më pak se 6 muaj burgim për të vuajtur.
Adea Pirdeni: Vuajnë dënimin 1500 shtetas shqiptarë. Transferimi bëhet vetëm me vendim të formës së prerë. Pas vendimit të depërtimit mund të transferohet në Shqipëri, nëse autoritetet shqiptare bien dakord. Transferimi është një proces që kërkon vullnetin e të dy shteteve. Sipas marrëveshjes, shteti palë mund të vendosë të vazhdojë apo jo procesin.
Kapacitet tona në burgje, aktualisht kemi një kapacitet akomodues kemi 385 vende të lira, por rezulton se një pjesë e këtyre posteve janë të reduktuara dhe në vlerësimin e fundit kemi 105 vende të lira në burgje. kjo nuk do të thotë që këto vende janë për personat që po transferohen, por duhen marrë në konsideratë një shumësi faktorësh. Në Shqipëri ka një tren në rritje të personave që vuajnë dënimin. Do të merren parasysh një sërë faktorësh për të vendosur nëse sistemi i burgjeve është gati për të përballuar transferimin. 270 mijë lekë është kostoja e transferimit të personit të dënuar dhe 108 e punonjësit të policisë që do jetë shoqërues.
Sa i përket konvertimit të dënimit të tyre në përputhje me legjislacionin shqiptar, zëvendës ministrja pati një diskutim me kryetaren e Komisionit të Ligjeve Mimi Kodheli.
Diskutimet mes tyre:
Kodheli: Supozojmë që ka legjislacion të ndryshëm në dy vende të ndryshme. PS përdhunimi mund të jetë i dënueshëm me 15 vite në Britani dhe 12 më Shqipëri. Supozojmë se i dënuari ka kryer 12 vite dënim n Britani dhe vjen ën Shqipëri ku ka legjislacion tjetër. Bën dënimin e mbetur sipas legjislacionit të vendit nga vjen, nuk ka rivlerësim (ndërpritet). Rinia ta mbaroj pyetjen? e bën? Dua vetëm përgjigje me po jo, do kryej dënimin apo do rikonsiderohet këtu dhe do e mbylli dënimin?
Zv.ministrja: Përgjigja është e qarët jo, sepse ne kemi maksimumin e dënimit të parashikuar nga legjislacioni shqiptar. Ne kemi parashikuar një tabelë për gjykata si duhet të përshtatet dënimi kur dënimi është më i madh se në Shqipëri
Kodheli: Dmth kjo ripërshtatja do të thotë që konsiderohet i lirë?
Zv.ministrja: Do jetë subjekt rivlerësimi për gjykatat, më pas do bëhet rivlerësimi i dënimit