Pak orë nga protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha përpara kryeministrisë për të kundërshtuar vizitën e Vuçiç në Tiranë në kuadër të Ballkanit të Hapur, përpara kryeministrisë janë vendosur kangjella.

Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë janë lyer me graso me qëllim që protestuesit të mos ngjiten për të dëmtuar kamerat.

Ndërkohë i gjithë bulevardi është mbushur me flamuj shqiptar, serb dhe atë të Maqedonisë së Veriut, si simbol të tre vendeve që janë pjesë e kësaj nisme.

Protesta e njoftuar nga ish lideri demokrat Sali Berisha pritet të nisë prej orës 16:00 nga selia e Partisë Demokratike, nga ku më pas do të marshohet drejt kryeministrisë.

Dita e sotme është parashikuar si pritje joformale liderëve të dy vendeve të tjera që janë pjesë e kësaj nisme ndërsa takimet zyrtare, nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët do të mbahen nesër në Pallatin e Kongreseve. m.v/Abcnews.al