Ish kryeministri, Sali Berisha: SHBA-të mbështesin bashkëpunimin mes vendeve të barabarta dhe jo mes vendeve të panjohura të nënshtruara. SHBA-të kanë qenë faktorë të stabilitetit në Ballkan. Por dua të them me këtë rast Ballkani i Hapur ka një kumbar dhe është multimilarderi George Soros.
Më lejoni të bëj thirrje ndaj qeverisë së SHBA-ve të ndalojë çdo veprimtari politike që dublon politikën e tyre në Ballkan. Miqtë e mi, tradhëtia dhe hajnia janë binjakë siamezë që kanë për shtyllë kurrizore shpirtin e shitur të korruptuar të Edi Ramës. Ne mblidhemi sot këtu si qytetarët më të vjedhur më të rrjepur më të varfëruar të kontinentit.