Ndërkohë që brenda partisë Demokratike ka shumë diskutime dhe paqartësi lidhur me lidershipin aktual, pasi Basha konsiderohet si i shkarkuar ndërsa Berisha po ashtu konsiderohet i përjashtuar, Bardhi ka bërë njoftimin e rradhës.
Sekretari i Përgjithshëm ka njoftuar anëtarët e Këshillit Kombëtar se ditën e enjte në sallën e mbledhjeve brenda selisë së PD, do të mbahet mbledhja e rradhës ku pritet të diskutohet sa i përket zhvillimeve aktuale brenda partisë.
Njoftimi i Plotë:
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi