Nga:Astrit Patozi

Me gjithë respektin për “foltoret”, që kanë marrë të gjirhë vëmendjen e publikut këto kohë, por kjo është prova më e rëndë se kemi ndërtuar një shtet prej letre. Sepse kanë dalë në pazar të dhënat sensitive të çdo shqiptari të punësuar në këtë vend.

Është përtej çdo imagjinate dhe gabojnë shumë ata që e mendojnë si një fabul që mund të zëvendësojë apo të mbivendosë debatin e Big Brother Vip. Sepse nuk e trajtojmë dot si gallatë një problem kaq serioz dhe
delikat.

Por qeveria nuk po ndihet dhe nuk shihet të jetë e shqetësuar, a thua se bëhet fjalë për ndonjë temë të parëndësishme nga ato të qytetarëve dixhitalë.

Ndërkohë që duhet të merrte përgjegjësi të plotë dhë të sqaronte me detaje se si do ta zgjidhte brenda një kohë të shkurtër këtë problem, që mund të kishte tronditur edhe vende shumë më të fuqishme se Shqipëria.