Policia e Shteti ka ndarë një mesazh urimi për qytetarët në prag të festave të fundvitit, duke theksuar se ajo do të jetë pranë tyre në çdo cep të vendit për të garantuar siguri.
Mesazhi i urimit nis me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledia Nano, i cili thotë se së bashku do të festojmë festat e fundvitit sa kalon kufirin shqiptar e në çdo cep të territorit.
“Në këto vigjilje festash është pikërisht çasti kur duhet të hedhim pas lodhjen, dilemat dhe të rendim shpresëplotë drejt një viti më të mirë dhe të suksesshëm se ky që kaluam që numëroi jo pak sfida dhe arritje. Çdo vit që largohet nuk i ngjan atij që vjen. Pasi mbi pragun ku troket e ardhmja, gjithësekush vijon rrugëtimin drejt ëndrrave, aspiratave dhe objektiva personale. Policia e shtetit do të gjendet pranë jush në çdo arterie të Shqipërisë, po sa kalon kufirin, në rrugë, qytete dhe në çdo vend ku festohet. Së bashku do ndajme emocionet ne ditët dhe netët e gjata e do të percjelim urimet e fundvitit. Të nesërmen do ta ndërtojmë dhe prekim bashkërisht, me qëllimin e përbashkët për t’ia kushtuar para së gjithash fëmijëve tanë. Nga mot gëzuar!”, uron Nano.
Më tej, janë me radhë efektivë të forcave të Policisë së Shtetit, forcat shqiponja, forcat RENEA apo dhe ato doganore që përcjellin urimet e tyre.
“Përshëndetje! Mirë se erdhët në Shqipëri! Rrugë të mbarë dhe gëzuar festat!”, thotë një punonjëse e doganës.