Dhe sigurisë kryebashkiaku tafani kërkon shtimin e punonjësve
17 punonjës policie, ku 10 i takojnë patrullës së rrugores dhe dy janë shefa dhe vetëm 5 në shërbim të rendit dhe sigurisë është organika e komisariatit të policisë së Belshit.
Nëse marrim parasysh faktin se punohet me turne I bie që 2-3 policë u duhet të mbulojnë një bashki me një popullsi prej 33 mijë banorë, ndërsa cdo fundjavë e vizitojnë 5-10 mijë turistë të huaj dhe vendas.
Teksa është dëshmitar I rritjes së vizitorëve që e frekuentojnë cdo herë e më shumë qytetin , kryebashkiaku Arif Tafani kërkon shtim në oranikën e policisë së Belshit.
Belshi konsiderohet një zonë e qetë pa ngjarje kriminale. Një fakt të tillë e konfirmojnë edhe vetë banorët.
Për drejtorin e policisë së qarkut Elbasan Ardian Çipa ky është një vendim që duhet ta marrë drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit, por thotë se është duke u bërë një studim ,e cila pritet të pasohet nga ndryshime strukturore.
Dikur Belshi mbulohej nga komisariati I policisë së Cërrikut. Por zhvillimi që ka marrë qyteti liqenor për shkak të zhvillimit të turizmit e bën të nevojshme shtimin e organikës së policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë.