Ditmir Bushati në festën e FRESSH:

30 vjet më parë kur po themelohej FRESSH isha vetëm 14 vjeç, dhe mbaj mend se në gjimnaz u hap shpejt lajmi se në Pallatin e Kongreseve po mbahej një koncert, dhe çdo festë ishte mundësi për përfshirje më shumë sesa një dëshirë për përfshirje në politikë.

Shpesh angazhimi në politikë shihet si një mundësi për një vend pune në shtet, dhe jo si mekanizëm. Kam qenë shumë ngurues për të kontribuar në vijën e parë, por falë mbështetjes së pakursyer të socialistëve, e konsideroj privilegj kontributin tim në të gjitha nivelet, për një PS që është alternativa më e mirë, dhe jo e keqja më e vogël.

Besoni te demokracia, ajo mund tiu zhgënjejë por nuk mund tju tradhëtojë, besoni te gara e ndershme, që rrit personalitete brenda radhëve tona, ne duhet të ndërtojmë një parti që sheh nga shoqëria. Krizën e paprecedentë që po përjeton opozita duhet ta shohim me shqetësim, dhe të shtojmë përpjekjet për një PS më të hapur dhe mundësi për të gjithë.

Të jesh pjesë e politikës në 2022 është e vështirë që të mos i shpjegosh të rinjve se pse nuk jemi ne në BE. Duhet të jemi partia që i bën të rinjtë të flasin, që i bën aksionerë të zhvillimit. Na duhet guxim për të pasur ide të reja n ë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, duke e vendosur thelbin te vlera që ofron shumica.

PS do të themelojë Akademinë Politike, duke identifikuar talente të reja që kanë dëshirë të kontribuojnë në politikë. Mos nguroni të bëheni pjesë aktive e politikës.