Kohë të vështirë këto që po kalojmë, sepse një grusht njerëzish nuk duan t’i japin fund tranzicionit, pra të shkojmë drejt lirisë. Është e drejta jonë që na e ka dhënë zoti dhe na e garanton ligji. Këto janë përgjegjësite e politikës, e cila përmes institucioneve i bën këto ligje të funksionojnë. Kështu kemi përfunduar në 30 vite në një xhungël me disa kafshë. Sipas Orëell, thuhej që të gjitha kafshët ishin të barabarta, por derrat i kishin zjedhur përshkak të babëzisë. Koncepti i politikës është ndryshimi. Ka thënë Uinston Cërccill. Vendet që e ndalojnë ndryshimin përmes trukeve, që bëjnë sikur ikin por vijnë prapë, apo ndryshojnë kushtetutën për të qëndruar në pushtet, janë vende ku njerëzit nuk shijojnë liritë. Ne duhet të lëvizim para dhe kemi të gjitha shancet të lëvizim para. Kemi qenë vendi me diktaturën më të egër. Kishin frikë nga vetja e tyre le pastaj nga aparati i diktaturës. Ndërkohë jemi në vendet më të hapura në këto 30 vite përshkak të shqiptarëve dhe jo prej politikës. Sa të rinj kemi sot që janë në Shqipëri që nuk e kanë humbur shpresën. Sa te tjerë kemi jashtë shtetit që nuk dallojnë fare me bashkëmoshatarët në vendet si italia, Franca, Gjermania, që janë rritur me lugë floriri. Imagjino sikur të kishin mundësi. Politika duhet të lejojë qarkulimin. Pse saldohen pas karrigeve? Sepse i lidhin interesat. Dua ta ndaj shoqerinë në dy metoda, një që ecët përpara permes aftësive dhe jo përshkak se kë njeh dhe vajza e kujt je. Ata që nuk i kanë këto aftësi, për ta shoqeria kujdest, nuk i lë të hanë në kazanët e plehrave. Këtë e garanton ligji dhe për këtë përgjigjen politikanët. Shoqeria tjetër është shoqeria e patronazhit, kjo ju kujton zgjedhjet e 25 prillit. Ky është koncept mesjetar, unë jam mbreti, poshtë meje janë duket etj. Ai që është sipër ju pret kokën apo ju fal kokën. Nuk gjen po nuk qe vajza e dikujt që unë njoh. Apo akoma më keq.