Një tendë marketi është përfshirë nga flakët gjatë natës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit” dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Me datë 06.02.2022, gjatë natës, në rrugën “Myslym Shyri”, ka rënë zjarr në një tendë të një marketi, ku ka vetëm dëme materiale.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.