Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka ndarë me fansat e saj një lajm të rëndësishëm rreth karrierës së saj. Ajo është zyrtarisht tashmë pjesë e kastit të një versioni të ri të filmit të njohur,” E bukura dhe Bisha” nga Disney Plus.
Rita e ndau këtë lajm me anë të një postimi në rrjetin e saj social, Instagram duke u shprehur mjaft e gëzuar që më në fund mund t’ ia tregonte këtë detaj të gjithë ndjekësve të saj. Duke e konsideruar këtë arritje si ëndrra e saj më e madhe, Rita shprehet më tutje në postim:
“Nuk mund ta mbaj më këtë gjë një sekret! Jam tejet e emocionuar të jem pjesë e kastit të “E bukura dhe Bisha”! Më kujtohet kur isha fëmijë dhe shihja këtë film së bashku më familjen time më shumë se një herë dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet. Edhe në ëndrrat e mia më të çmendura, nuk mund ta kisha imagjinuar se do të bëhesha pjesë e një “përralle” të tillë.”- shprehet Rita.
“I drejtohem të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë gjë të ndodhë se jam përjetësisht mirënjohëse. Falenderoj Disney +, skuadrën – Dan, Joell, Tracy, Shary dhe “familjen” time të menaxhimit. Së fundmi, ndihem se më janë bërë të gjithë ëndrrat realitet! Jeta po më duket si një film i Disney!”-shtoi ajo në postim.
Ylli i “Your Song” do të luajë rolin e një personazhi me ndikim mjaft të madh në këtë film pasi ajo do të mbartë një sekret, i cili mund të ndikojë të gjithë mbretërinë. Rikujtojmë, se së fundmi Rita Ora ka nënshkruar një marrëveshje të re muzikore me agjencinë diskografike “BMG”. Ajo po punon për të sjellë muzikë të re dhe ‘mezi pret’ ta ndajë atë me fansat e saj.