Valbona Ballgjini – Ish anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës, u thirr sot për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Incneratorët.
Zonja Ballgjini nuk ka pranuar të përgjigjet, pasi sipas saj është e thirru nga SPAK dhe cilësohet prishje e hetimeve.
Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku i ka kërkuar sërish që të përgjigjet duke argumentuar që një gjë të tillë e kanë bërë edhe persona të tjerë që ishin thirrur nga SPAK.
Valbona Ballgjini: “Na është lënë porosi që asgjë nuk duhet të dalë. Kam ardhur në respekt të komisionit sot por sot nuk mund të japë asnjë detaj lidhur me këtë procedurë. Edhe është pjesë e sekretit hetimor.”
Valbona Ballgjini: “Edhe deklaratat nuk na janë dhënë për të mos dalë informacionet nga SPAK dhe nuk na lejohet me atë që janë diskutuar.”
Tabaku: Kemi pasur disa të tjerë. Ne nuk i kemi akuzuar se po prish hetimet.
Tabaku: Duke referuar të përgjigjeni është vepër penale.
Felaj: Më jep fjalën për procedurë.
Tabaku: Fjalën e ka zonja Zhupa.
Felaj: Më jep fjalën, çfarë janë këto lojra kalamajsh.
Tabaku: Qetësohu. Me qetësi zonja Felaj.
Ballgjini: “Thirrja e parë është me anë të një telefonate. Thirrjen e dytë e kam marrë me anë të një shkrese që është shumë lehtë i asksesueshëm nga SPAK.”