Ministri i mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se Rusia synon të pushtojë të gjithë Ukrainën. Ben Wallace vlerësoi faktin se ushtria ruse nuk arriti të përmbushte objektivat e saj kryesore në ditën e parë të pushtimit, shkruan The Guardian
“Forcat ruse ka të ngjarë të kenë në kontroll termocentralin bërthamor të Çernobilit. Punonjësit thuhet se janë arrestuar nga trupat ruse.
Ndërsa vazhdojnë luftimet në periferi të qytetit. Nuk ka gjasa që Rusia të ketë përmbushur objektivat e saj të planifikuara ushtarake të ditës së parë.
Forcat ukrainase kanë treguar rezistencë ndaj agresionit rus.