Të hënën 8 Mars në 18:00, në selinë e PS do të mbahet takimi i Kryesisë së PS.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se ky do të jetë momenti vendimtar për të përmbyllur listën e skuadrës socialiste të 25 Prillit.
Mësohet se 12 drejtuesit politik të qarqeve do te jene ne sallën e mbledhjeve bashkë me kryesocialistin Edi Rama.
Një burim nga PS i tha Top Channel se anëtarët e tjerë të kryesisë i bashkohen mbledhjes virtualisht përmes Zoom.
I njëjti burim sugjeron se pritet të konfirmohen në listë 70% e grupit aktual socialist dhe 30% janë prurje të reja.
Top Channel