Ish-bashkëshorti i 28-vjeçares shqiptare është i dyshuari kryesor për vrasjen makabre të katër anëtarëve të familjes shqiptare që u shënua ditën e djeshme në zonën e Andaviadës në Ilia, Greqi.

Sipas vlerësimeve të para, oficerët e policisë kanë qëndruar gjatë gjithë natës në vendin e krimit për të mbledhur të dhëna.

Skenarin fillestar sipas të cilit babai ka dashur t’i marrë jetën nënës dhe dy fëmijëve të tyre, 3 dhe 2 vjeç dhe më pas ka kryer vetëvrasje, duket se është përmbysur pasi tashmë policia greke thotë se i dyshuari kryesor i vrasjes tragjike është ish-bashkëshorti i shqiptares, i cili është shpallur në kërkim nga autoritet greke.

Megjithatë bashkëfshatarët e çiftit thonë se autori mund të jetë një person tjetër me të cilin çifti ka pasur mosmarrëveshje në të kaluar.

Prwto Thema shkruan se zonat e Ilia, Akaia dhe Atiki, janë duke krehur vendin e krimit dhe zonën përreth për të gjetur prova që do t’i çojnë në hetimin e vrasjes së katërfishtë.

Fqinjët raportuan se fëmija më i madh i familjes 11-vjeçar nuk ishte në shtëpi kur ndodhi vrasja. Por ishte ai që gjeti në shtëpi vëllezërit e tij të vegjël dhe nënën e tij të gjakosur.

Sipas raportimit në mediat greke, dy fëmijët e vdekur, një dhe dy vjeç janë gjetur brenda shtëpisë./abcnews.al/