Pak kohë më parë, opinionisti Arjan Konomi u shpreh se Mevlani është “KÇK”- kap çfarë të kapësh. Ky koment erdhi pasi konkurrenti është cilësuar shpesh si i lëkundur.
Së fundmi, Mevlani ndodhet në një trekëndësh dashurie me Ledjanën dhe Antonelën. Ai i ka dedikuar këngë situatës në fjalë dhe e ka titulluar pikërisht “KÇK”.
Kënga vjen në bashkëpunim me Sabianin dhe në klip është i përfshirë opinionisti Arjan Konomi. “KÇK” trajton “dilemën” e Mevlanit: “Kë të marr e kë të lë?”.
“Kë të marr e kë të lë? Natën gjumi nuk më zë, nuk e di se ku gabova, bjonde brune dashurova. Të dyja më ngjajnë njësoj, mendjen time e tranojnë, nuk e di më kë po dua, bjonde brune janë për mua! Njëra qesh dhe tjetra qan, krejt po më thonë je shejtan! Kaçurrele je për mua, flokët e drejta unë i dua”, është një pjesë e tekstit.