Një 61 vjeçar ka humbur jetën nga zjarri që përfshiu tre banesa gjatë natës në Berat, ndërsa flitet se mund të ketë edhe 2 viktima të tjera.

Gjatë natës në banesën e shtetasit Jani Vangjeli, 61 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën,  në Berat ka rënë zjarr, e për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H në lagjen Muzakaj.

Ndërkohë të afërmit e të prekurve, tregojnë se si e morën vesh ngjarjen, ndërsa thonë se ndoshta edhe 2 persona të tjerë kanë humbur jetën, një prej tyre dyshohet të jetë djali i viktimës Mateo Vangjeli.

Vëllai i Jovanit, tashmë i ndjerë, thotë se në banesë ka pasur tre persona:  Jovani ka lindur në 6 janar 1960, ndërsa Mateo 15 shtator 1985.

Top Channel ka siguruar foton e djalit të viktimës, trupi i të cilit nuk është gjetur akoma.

Top Channel