Në sfidën e fundit në Premier League, atë kundër Watford, tifozët e Southampton, por mbi të gjitha tifozët kuqezi, u shqetësuan jashtëzakonisht shumë teksa beniamini i tyre, Armando Broja doli nga fusha i dëmtuar, si pasojë e një goditje në fytyrë.

Broja rrezikoi jo pak por për fatin e mirë, gjithçka ka kaluar me një të nxirë në sy. Sulmuesi kuqezi vijon të stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të ekipit, për të qenë gati për sfidën kundër Man.City në FA CuP.Ky është një lajm i mirë për trajnerin e “shenjtorëve” por dhe për trajnerin Edy Reja pasi Broja pritet të jetë pikë kyçe e Kombëtares për sfidat në Ligën e Kombeve, ndërsa do të grumbullohet edhe për dy miqësoret e marsit kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.
(BalkanWeb)