Prej 3 javësh nuk I japin zgjidhje Ky që shihni në këto pamje është Rrapush Gurakuqi . Prej 3 javësh tashmë thotë se mjekët e Elbasanit janë duke e sorollatur dyerve të spitalit së bashku me gruan e tij e cila ka shqetësime shëndetësore.
Ismete Gurakuqi ka 3 javë që është paraqitur në urgjencën e spitalit por sipas bashkëshortit të saj ajo nuk po merr kujdesin e duhur mjeksor pasi mjekët e urgjencës sipas tij nuk janë duke e trajtuar siç duhet.
Ai thotë se kërkon ndihmë pasi frikësohet për jetën e gruas së tij dhe bë thirrje që instancat përkatëse të veprojnë që rasti I gruas së tij të mos agravojë.
Vazhdimisht qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm .Vetëm pak javë më parë policia e Elbasanit arrestoi mjekun e pediatrisë për neglizhencë./Egnatia news