Taulant Seferi ende nuk ka marrë një ftesë nga Kombëtarja shqiptare për takimet e marsit.
Burime të Panorama Sport në FSHF mësohet se Seferi nuk është në listën e parë të Rejës. Gjithsesi, golashënuesi më i mirë i Superiores nuk është lënë jashtë. Sulmuesi është në listën e pritjes së kuqezinjve dhe nuk është çudi që të jetë pjesë e Kombëtares.
Mësohet se Hoxhallari ka marrë një ftesë, ndërsa zyrtarisht gjithçka do të mësohet kur Reja të shpallë listën për ndeshjet e marsit. Kujtojmë se Shqipëria luan dy miqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë.