Pak ditë më parë Tuna dhe Patrisi u panë bashkë në Dubai, së bashku me fëmijët. Deri në atë moment nuk dihej nëse ata i kishin dhënë lidhjes tjetër shans apo ishin me pushime vetëm për djemtë.

Së fundmi, “Prive” ka mësuar se Tuna dhe Patrisi janë ribashkuar, madje Patrisi eshtë zhvendosur në Shkup për të dhe fëmijët.

Raportohet se dyshja kanë vendosur ta mbajnë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes publike, prandaj ende nuk kanë reaguar.