Një projekt hapësinor në fazat e para sapo siguroi $650,000 për të punuar në zhvillimin e një rrjeti që do të lidhë Tokën, Hënën dhe ndoshta Marsin.

Aquarian Space lajmëroi se ky investim do të ndihmonte kompaninë të sjellë internet të shpejtësisë së lartë midis Hënës, Tokës dhe Marsit në të ardhmen, i cili do të jetë në gjendje të transmetojë video 4K. Ky sistem komunikimi hënor pritet të lançohet për herë të parë në 2024.

Vizioni i kompanisë është që të krijojë një rrjet që do të ofrojë internet me shpejtësi të larta deri në 100Mbps. “Në 2013 gjendeshin disa rovera dhe orbitues në Hënë. Deri në 2030, do të ketë rreth 200 të tillë, duke krijuar një ekonomi hënore prej disa miiardësh dollarë. Mirëpo e gjitha kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk ka një komunikim të besueshëm Tokë-Hënë.” tha CEO i Aquarian Space, Kelly Larson.

E7CttRNkuPEPwqmsL36oGD-970-80.jpg.webp

Aquarian Space po bën disa rishikime teknike me disa kompani, përfshirë këtu dhe Commercial Lunar Payload Services (CLPS) të NASA. Kjo kompani planifikon të lançojë një shërbim hapësinor të quajtur SolNet në vitin 2024, mirëpo deri më tani ka publikuar shumë pak detaje teknike në lidhje me satelitët që planifikon të përdorë, ose se si do t’i dërgojë këto satelitë në hapësirë.

Gjithashtu Aquarius ka në plan të ndjekë zhvillimet meteorologjike në hapësirë dhe të ofrojë informacione shkencore nga Hëna apo nga Marsi.