Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediet u shpreh se nuk do t’i lihet hapësirë asnjë abuzuesi që të përfitojë në kurriz të qytetarëve në këto kohë të vështira krize.
Balla: Çështjet që lidhen me zbatimin e paketës së rezistencës. Ne do të miratojmë së shpejti katet normative përkatëse. Edhe deputetët e Grupit Parlamentar të PS do t’i bashkohen kolegëve ministra në punën e përditshme krahas me gjithë qytetarët e vendit për të verifikuar masat e marr nga qeveria, përmes grupeve të verifikimit, kontrollit dhe respektimit të çmimeve në mënyrë që mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi për të përfituar në kurriz të qytetarëve në këto kohë të vështira.
Në mbledhjen e drejtuar sot prej tij, kreu i grupit socialist zbuloi gjithashtu se u vendos mbi modalitetet e zhvillimit të mocionit të debatit në seancën e ditës së nesërme në Kuvend, kërkuar nga Partia Demokratike
“Ne do të miratojmë së shpejti aktet normative. Por kanë fuqinë e ligjit dhe po zbatohen. Edhe deputete e PS do t’i bashkohen kolegëve ministra në punën e përditshme me të gjithë qytetarët për të verifikuar masat e marra nga qeveria, përmes grupeve të verifikimit të kontrollit të respektimit të çmimeve, me qëllim që të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi për të përfituar në kurriz të qytetarë. Edhe grupi nuk mund të jetë i përjashtuar në një axhendë intensive në të gjitha qarqet, në mënyrë që të gjitha masat e marra nga qeveria për pasojat e kësaj lufte.
Nesër do të kemi një mocion me debat të propozuar nga PD, kemi dakordësuar modalitete e këtij debati që do të zgjasë 3 orë. Ne duam që debatin, diskutimet ti bëjmë direkt në terren me njerëzit që na kanë dhënë besimin. Me të mbaruar seancë të gjithë deputetët do të jenë në territor”, tha Balla.
Kujtojmë se i pari që zbriti vetë në terren ishte kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi në një supermarket. g.v/abcnews.al