Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, është shprehur se sa i përket viktimave civile në Bucha të Ukrainës do të ngrihet një komisioni i posaçëm për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me krime lufte apo genocid.

Por si i ka ai marrëdhëniet me ambasadorin e Rusisë në OKB? Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Ferit Hoxha tha se në sallën e OKB-së raportet janë normale, por situata më e vështirë është jashtë.

Megjithatë theksoi se nuk bëhet fjalë për raporte personale, por qëndrime ndërmjet shteteve që secili prej tyre përfaqëson.

Blendi Fevziu: Me ambasadorin rus si i ke marrëdhëniet?

Ambasadori Ferit Hoxha: Me ambasadorin rus marrëdhëniet i kam normale në sallë, të vështira jashtë sallës së Këshillit të Sigurimit, por as ambasadori rus dhe as unë nuk e marrim këtë si personale, qëndrimet janë të vendeve, janë të kombeve që përfaqësojmë dhe natyrisht marrëdhëniet mes kolegëve do mund të vazhdojnë edhe pse nuk janë të lehta sot. /tvklan.al