Presidenti i vendit Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në qytetin arbëresh, Kalabri. 

Ai ka viztuar ditën e sotme Muzeun Historik të Ikonave dhe dhe Traditave Bizantine në Bashkinë e e Frascineto, për të cilin thotë se ekspozohet një fond shumë i rrallë i trashëgimisë kulturore dhe fetare të komunitetit arbëresh.

I impresonuar nga vizita në Muzeun Historik të Ikonave dhe Traditave Bizantine në Bashkinë e Frascineto në Kalabri, ku ekspozohet edhe një fond shumë i rrallë i trashëgimisë kulturore dhe fetare të komunitetit tonë të dashur Arbëresh në Itali.

Është thelbësore që historinë t’ua mësojmë brezave të rinj, jo vetëm për të garantuar të ardhmen, por për të forcuar më tej lidhjet tona dhe mbi të gjitha identitetin tonë kombëtar, thellësisht europian”,  shkruan Meta.