Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur me të papriturën teksa po shkonte për të marrë fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD.
Teksa ngjiste shkallët për në podium i rrëmbyer nga turma që shpërtheu në brohoritje, Berisha u pengua te shkallët duke u rrëzuar.
Ai u ngrit përpara duke vazhduar rrugën dhe nisi të mbante fjalën para demokratëve.