Kreu i ri i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka publikuar një foto krah Eleina Qiricit, kandidates tjetër që u fut në garë përballë tij.
Ai e cilëson Qiricin një mike të mirë dhe një zonjë që i dha dinjitet garës për kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së, teksa falenderon të gjithë demokratët që votuan.
Sot me Eleina Qiricin , nje mike , kolege e demokrate e mire. Nje zonje qe i dha dinjitet gares per kreun e Keshillit Kombetar te PD!
Nje falenderim per gjithe demokratet e nje urim qe sa me shpejte ta shohim PD ne vendin qe i takon “, shkruan Paloka.