Dita e verës, që është një festë simbol i Elbasanit do të festohet edhe këtë vittë dielën e 14 marsit.
Simboli i kësaj feste është Ballokumja, ëmbëlsia tradicionale e cila përgatitet kryesisht në zonën e Elbasanit.
Për amviset elbasanase përgatitja është një proces shumë delikat dhe që kërkon përkushtim.
Polikseni sot është 55 vjeç në duart e saj kanë kaluar qindra ballokume që ajo i ka përgatitur jo vetëm për familjen por edhe për njerzit e afërt.
“Sekreti janë përbërësit. Nëse janë bio siç kanë qenë një herë e një kohë ajo del shumë e shijshme. Nënat tona dolnin dy javë para për të gjetur gjalpin e duhur se duhej të ishte gjalpë dele.
Me kalimin e viteve ka ndryshuar edhe tradita e festimeve.
“Momat e Elbasanit mblidheshin në shtëpinë e një zonje dhe gatuanin ballokumet”
Për shkak të pandemisë për të dytin vit rradhazi elbasanasit nuk do të munden të festojnë siç e do tradita, Pasi dita e verës shijon në natyrë.
Teksa Ballokumet dolën nga furra, edhe urimi është pjesë e pandarë e kësaj feste.