Pas një lidhjeje katër vjeçare, dhe vetëm pak kohë pasi blenë së bashku një shtëpi 40 milionë dollarëshe në Miami, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre.
Nga çifti nuk ka ende asnjë konfirmim, por lajmi i përcjellë fillimisht nga TMZ dhe Page Six, është raportuar në të gjitha mediat e mëdha amerikane.
Madje burime për CNN pohojnë se ndarja ka ndodhur përpara disa javësh. “Nuk duket sikur do të pajtohen sërish”, thanë ato duke shtuar se ish ylli i basketbollit të New York Yankees këto kohë është parë vazhdimisht vetëm, pa këngëtaren në krah me të cilën më përpara ishin thuajse të pandarë.
Çifti u fotografua për herë të fundit së bashku muajin e kaluar në republikën Dominikane, ku Lopez është duke xhiruar një film. Rodriguez i propozoi asaj për martesë në Bahamas marsin e 2019-tës, pasi kishin dy vjet që frekuentoheshin, por dasma e shty, së fundi siç u tha për shkak të pandemisë.
Një tjetër burim rrëfeu për revistën People se ftohja kishte ca që kishte nisur, dhe një nga arsyet ishte fakti që të dy janë tepër të lidhur me botët e tyre të biznesit.
Top Channel