Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë ditën e sotme, ku ka pasur edhe një përplasje me gazetarin Klevis Muka.
Gazetari e ka pyetur se përse flet për drejtësinë, kurUlsi Manja, i akuzuar si i implikuar në dosjen 184 nuk ndodhet para drejtësisë, por i ngritur në detyrë.
Rama pyetjen e ka quajtur pa etikë dhe gazetarit ia ka kthyer përgjigjen me shprehjen e gjyshes së tij në italisht.
Gazetari: Sa e moralshme është sipas jush që t’i bëni moral drejtësisë, kur në krahun tuaj të majtë, keni Ulsi Manjën i akuzuar si implikuar në dosjen 184, ku i premton favore ish-drejtorit të Dibrës? Sot Manja është ngritur në detyrë dhe nuk ndodhet para asnjë lloj institucioni?
Rama: Pse qesh. Bëre një lloj diskursi që është jashtë etikës profesionale. Pse qesh kur reciton këtu?
Gazetari: Etikën profesionale nuk mund të ma tregoni ju. Në pikturë mësohet etika profesionale më shumë se në gazetari
Rama i përgjigjet në italisht: Në buzët e të marrëve zgërdhia është me bollëk.