Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se do të bëjnë më të mirën për të pritur festivalin e këngës Eurovision që do të mbahet vitin e ardhshëm në Ukrainë.

Fituesi i këtij kompeticioni pret finalen e vitit të ardhshëm, por me luftimet e ashpra që vazhdojnë ende në Ukrainë është e paqartë se ku do mbahet festivali në vitin 2023.

Zelensky falënderoi orkestrën Kalush për performancën që çoi fitoren në Kiev dhe të gjithë ata që votuan për Ukrainën, në një postim në Telegram.

“Jam i sigurt që korda jonë fitimtare në betejën me armikun nuk është larg”, deklaroi ai.