Kreu i SPAK Arben Kraja, zbuloi detaje nga arrestimi i shefit të krimeve të policisë së Lezhës, Leonard Palushi, i rënë në prangat e policisë këtë të enjte gjatë operacionit “Golden Bullet”.
Kraja tha se Palushi është pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit, por nuk dha detaje në lidhje me rolin e tij në operacionin që çoi në pranga ose shpalli në kërkim krerët e disa grupeve kriminale në vend .
“Personi që ju thoni është pjesë e strukturës së policisë së shtetit, ka dal për të një masë “Arrest me burg” për shpërdorim të detyrës, për detaje më tepër nuk mund të themi pasi është pjesë e procesit të hetimit”, tha Kraja.
Kreu i SPAK shtoi se Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë të gatshme t’i shkojnë hetimeve deri në fund dhe të çojnë përpara drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje, pavarësisht se sa të fortë janë apo sa mbështetje kanë.
Nuk kemi asnjë dyshim për dekonspirim, por procedurat janë të tilla që kërkojnë kohën e duhur se ishte një numër shumë i lartë i personave që i ka dal masa e sigurimit. U morën të gjitha masat e nevojshme për të ekzekutuar vendimet e gjykatës, por është diçka që po vazhdon dhe nuk probleme deri tani.
Nuk është shumica që është në masë sigurimi, por janë disa. Për sa i përket personave që nuk janë kapur ende nuk mund të jap emra. Por jemi të vendosur për të shkuar deri në fund. Pavarësisht se është i fortë apo nuk është i fortë, ka mbështetje apo nuk ka mbështetje”, deklaroi Kraja.